Drenas, policia dënon taksistët ilegal

Polica e Kosovës po vazhdon agjendën që të ndaloj veprimtarinë e taksistëve ilegal që po veprojnë në Komunën e Drenasit. Dy pjestarë të Policisë së Kosovës sot qendronin tek rreth-rrotullimi duke dënuar gjithë taksitë që vepronin në linjat Drenas – Prishtinë dhe Drenas – Skenderaj. Gazetari i portalit Drenica Press ishte në vend të ngjarjes, kur një taksist që po mbante linjën Drenas – Prishtinë u gjobit nga policia.

Ndërkaq një taksist tjetër që mbante linjën në mënyrë ilegale Drenas – Skenderaj, identiteti i të cilit nuk kishte dëshirë të jetë i njohur për lexuesit tanë tha: ” Unë jam denuar një herë për arsye të punës që bëj si taksist pa liçencë, por unë përsëri po vazhdoj të punoj, sepse e gjithë familja ime mbahet me këto të holla që fitoj si taksist e nëse e ndaloj këtë punë unë nuk e di si ta mbaj familjen time”, përfundoj përsoni në fjalë. Kujtojmë se patrullimet dhe ndalesat për taksitë ilegale në pikën e rreth-rrotullimit në Drenas janë të shpeshta nga pjestarët e Policisë së Kosovës./drenicapress/

policia drenas