Drenas, përleshje fizike në mes të tre personave

 

Dje në fshati Çikatovë e Re janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima si dhe njëri nga të dyshuarit pas trajtimit të nevojshëm mjekësor në QKUK janë liruar nga spitali. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërgohuar në mbajtje.