Drenas, mbahet diskutimi publik rreth dhënies vullnetare të parcelave të pronave private

Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj së bashku me Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Idriz Hysenaj dhe përfaqësuesi i Sektorit të Pronës, Halim Prokshi, organizuan diskutim publik rreth dhënjes së pronës private vullnetarisht (pa kompenzim) për ndërtimin, asfaltimin dhe ndriqimine rrugës nga Qendra e Mjekësisë Familjare gjerë te rruga regjionale Drenas-Skënderaj.

Në këtë diskutim publik u paraqiten trembëdhjetë qytetarë – pronar të pronave të cilët u dakorduan për të lidhur marrëveshje për dhënjen epronës private vullnetarisht (pa kompenzim).

Pas diskutimit publik do të bëhet zyrtarisht nënshkrimi i deklaratave dhe i marrëveshjeve nga pronarët dhe përfaqësuesit komunal.

Drejtori Hysenaj u deklarua se menjëherë pas nënshkrimit të deklaratave dhe marrëveshjeve, do të fillojnë punimet në ndërtimin, asfaltimin dhe ndriqimin e rrugës, që është në interes të pronarëve të pronave si dhe qytetarëve tjerë të komunës së Drenasit.