Drenas: Ligjëratë vetëdijesuese për menaxhimin e mbeturinave

Në shkollën fillore “Halil Bajraktiari” në Drenasi, është mbajt një ligjëratë vetëdijesuese për menaxhimin e mbeturinave.

Ligjërata për nxënësit e kësaj shkolle ka pas për qëllim që të vetëdijeson nxënësit për menaxhimin e mbeturinave, projekt ky i cili është duke u realizuar me sukses nga organizata gjermane GIZ në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, dhe organizatën  CEDE (Centre for Education and Development of Environment ) Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Mjedisit.

Ky është vetëm njëri nga aktivitetet e shumta të CEDE-it, të cilat aktivitete tash e ca kohë janë duke i mbajt pothuajse me të gjitha kategoritë e shoqërisë, me synimin që të ndikoj me vetëdijësimin e popullatës së Drenasit për dëmet që shkaktohen nga mos menaxhimi i drejt i mbeturinave. /drenicapress/