Drenas, konkurs letrar për Sofrën Poetike “Ymer Elshani”

Lufta e Kosovës mori shumë viktima dhe la shumë pasoja për popullin kosovar. Nga viktimat e shumta të kësaj lufte është edhe familja Elshani.
Poeti i dashur dhe i njohur në trojet shqiptar, i cili la gjurmë të mëdha në letërsinë shqipe, Ymer Elshani, ishe cak i forcave paramilitare serbe të cilët e ekzekutuan atë së bashku me katër bijtë, nënë, gruan dhe kunatën. Ndonëse ekzekutimi i tij dhe familjes Elshani nuk i kënaqi forcat paramilitare serbe, ata shkuan deri në nivelin shtazarak duke i hedhur kufomat në bunar.
Për të kujtuar jetën dhe veprën e Ymer Elshanit, komuna e Drenasit organizon konkursin tradicional letrar Sofra Poetike “Ymer Elshani”.
Sofra Poetike “Ymer Elshani” mbahet më 17.04.2015 në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas, duke filluar nga ora 11-të. Po atë ditë do të shpallen tri çmimet më të mira në poezi.
Vendi i parë do të shpërblehet me 200 euro
Vendi i dytë do të shpërblehet me 150 euro
Vendi i tretë do të shpërblehet me 100 euro   /Drenica Press/

Lexo tjetër  Ky është koleksionuesi nga Drenica që ka mbi 5 mijë stilolapsa, ku secilit ia di emrin (VIDEO)