Drenas, i mituri sulmon bashkëmoshatarin me thikë

Dje është arrestuar një i mitur pasi që ka sulmuar me thikë një bashkëmoshatar, po ashtu i mitur.

Policia e Kosovës ka konfiskuar një thikë kuzhine nga i dyshuari, e cila thikë dyshohet të jetë përdorur në këtë rast si dhe një koks hekuri.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /drenicapress/