Drenas, breshëri shkakton dëme të mëdha (foto)

 

Breshëri ka dëmtuar shumë kultura bujqësore në disa fshatra të Drenasit. Më të prekura janë fshatrat  Korroticë dhe Komoran.

Si pasoj e breshërit të madh kanë pësuar edhe makinat, të cilat janë strehuar nëpër vende të ndryshme për t’u ikur dëmeve, por shumë nga to janë dëmtuar.

Sipas gazetarit tonë në teren, kokërra e breshërit ishte afër 2 centimetra, ku shumë makina kanë pësuar dëmtime, kurse te vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”, rrugët janë vërshuar nga uji, dhe kalimi është bërë shumë i vështirë.

Nga breshëri është goditur thuajse e gjithë komuna e Drenasit si fshatrat Zabel, Damanek, Baicë e shumë fshatra tjera.

Era e fortë ka rrëzuar edhe një shtyllë elektrik në Drenas, më saktësishtë te stacioni i trenit në Drenas duke lënë një pjesë të qytetit pa rrymë./DrenicaPress/