Drenas, banori i Poklekit të Vjetër gjen diçka në kopsht që nuk e priste

Një banor i fshatit Poklek i Vjetër të Komunës së Drenasit është befasuar ku gjatë kohës që ishte në kopshtin e tij, papritur ka hasur në një mjet shpërthyes. Me të kuptuar këtë, qytetari menjëherë njftuar Policinë e Kosovës se në kopshtin e tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes, transmeton Drenica Press.

Ndërkaq njësitet policore kanë bërë sigurimin e vend-ngjarjes, kurse njësit për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë tërheqjen  e mjetit pa incidente./drenicapress/