Drenas, asgjesohen 325 kilogram te artikujve ushqimorë me afat të skaduar

Drejtoria për Inspeksion, konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit, në Drenas që nga fillimi i këtij viti e deri më sot, kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë me afat të skaduar. Pas konfiskimit është bërë asgjësimi i tyre në bashkëpunim me Kompaninë “Pastrimi” në Drenas.

Ndërkaq gjatë këtyre ditëve shuma e artikujve të asgjësuar është në sasi prej 325 kilogram. Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontrollë kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosoves në fuqi, me nr. 2003/22.

Drejtoria kërkojnë nga qytetarët e Komunes së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmrojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.

Nr kontaktues të Drejtorisë: Tel.03820040806
Tel.03820040901

Image may contain: one or more people and outdoor

No automatic alt text available.

   
Loading...