Drejtori Nasuf Aliu siguron edhe një donacion për fermerët e Mitrovicës (Foto)

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Rural, e cila udhëhiqet nga Nasuf Aliu, ka siguruar edhe një donacion për femerët e saj. Kësaj radhe mekanizëm bujqësor për 27 fermerë!

Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kilic, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes të mekanizimit bujqësor nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural, në kuadër të projektit: “Subvencionimi i fermerëve me mekanizëm bujqësor”, projekt ky i cili është financuar nga TIKA (Turkish Cooperation and Coordination Agency). Ishin të pranishëm edhe drejtori i Organizatës TIKA, Necip Ozaj Ozutok, nënkryetarët e komunës, Faruk Mujka e Eroll Zekria dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nasuf Aliu.
Drejtori Nasuf Aliu, i falënderoj ambasadoren Kivilcim Kilic dhe drejtorin e TIKA-së, Necip Ozaj, për ndihmën që në vazhdimësi po japin për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komunës.
Ai tha se falë mbështetjes së Turqisë dhe TIKA, gjegjësisht zemërgjerësisë së popullit dhe bizneseve të Turqisë, Komuna, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është duke bërë punë të mirë për të ndihmuar qytetarët në zhvillimin e bizneseve, duke ua lehtësuar kështu jetën atyre.
Ambasadorja Kivilcim Kilic, fillimisht falënderoj udhëheqësit komunal për pritjen që i bënë dhe respektin e treguar. Ajo tha se ndihet e nderuar që Republika e Turqisë po arrin që nëpërmjet donacioneve të ndryshme tu ndihmojë qytetarëve në nevojë të Mitrovicës.
Pas takimit që zhvilluan në ambientin e komunës, drejtuesit komunal dhe mysafirët nga Turqia, shkuan në hapësirën e vendosur të mekanizmit për t’ua dorëzua fermerëve përfitues.
Atje 27 përfituesve ju shpërndanë katër mbjellëse misri, pesë spërkatëse për misër, gjashtë freza, katër mbjellëse të barit rrotativ, katër kositëse të barit, katër makina mbjellëse të patateve.
Në shëenjë falënderimi e respekti për mbështetjen që po i japin komunës së Mitrovicës, ambasadorja Kivilcım Kiliç dhe drejtori i TIKA, Necip Ozay Ozturk u nderuan me mirënjohje.

Fotografia e Komuna Mitrovicës

Fotografia e Komuna Mitrovicës

Fotografia e Komuna Mitrovicës