Drejtori i Krimeve Ekonomike Emin Beqiri prapa mbylljes se hetimeve me para

Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i kishte siguruar drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) që së bashku me sekserin Rrahim Hashimi do të ua mbyllte rastin. Përveç se ishte në dijeni se sekseri në emër të Policisë se Kosovës po u kërkonte para personave në fazën preliminare të mbledhjes se informatave, ai i kishte porositur edhe të veprojnë siç u thoshte Rrahim Hashimi, i cili sapo kishte nisur mbledhja e informatave u kishte kërkuar para.

Këtë “Kohës Ditore” ia kanë konfirmuar disa burime të ndryshme, ndërsa gazeta posedon edhe dëshmi që e mbështesin lidhjen e Beqirit me Hashimin për këtë rast ryshfeti.

Prokuroria kishte nisur vitin e kaluar një hetim për disa zyrtarë të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) nën dyshimin se kanë krijuar skema piramidale, nëpërmjet të cilave kanë mashtruar fermerë të shumtë.

Por, siç raportoi “Koha Ditore” të mërkurën, kësaj OJQ-je në vazhdimësi u janë kërkuar para nga sekserë të Policisë se Kosovës për të ua mbyllur rastin.

Sipas dëshmive që gazeta ka në dispozicion, sekseri Rrahim Hashimi ishte në lidhje me drejtorin policor Emin Beqiri./Koha Ditore/

 
Loading...