Drejtori i Feronikelit konfirmon trajnerin e ri pas largimit të Sejdiut

Gani Sejdiu është larguar nga Nikli për arsye familjare.

Në një prononcim për Drenicapress, drejtori sportiv i KF Feronikelit, Artan Berisha, ka thënë se e mirëkupton dorëheqjen e Sejdiut, kurse për trajnerin e ri ka thënë se do të diskutohet në bord.

“Gani Sejdiu ka dhënë dorëheqje për arsye familjare dhe e mirëkuptojm.

Ndërsa sa i përketë trajnerit të ri, do ulemi me bordin e të shikojm si të bëjmë më tutje. E deri në atë kohë klubin do ta udhëheq Ramiz Dervishi, ndihmës trajneri  i deritashëm i Sejdiut”, ka thënë Berisha për DrenicaPress.info.