Drejtori Aliu më bashkëpuntor viziton Komunën Inegyl me të cilën është binjakëzuar Mitrovica

 

Përfaësuesit e Komunës së Mitrovicës të cilët po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar për Komuna dhe Biznese, sot kanë gjetur kohë për vizituar edhe komunën Inegyl e cila është binjakëzuar me komunen e Mitrovicës.

Ekipi nga Mitrovica me në krye drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, u pritën nga kryetari i Inegyl z.Alinur Aktas me ç’rast diskutuan për gjendjen e dy qyteteve dhe mundësit eventuale të bashkëpunimit të ndërsjelltë me theks të veqante zhvillimit ekonomik dhe biznesit.
Komuna Inegyl përndryshe është një vend me rreth 242,000 banor , nga këta konsiderohen të jenë mbi 15,000 shqiptarë, ndër të cilet janë të integruar me shoqata kulturore e biznesi si dhe në institucione dhe më shumë si biznese krahasimore vlerash.