Drejtoresha e Kulturës në Drenas motivon të rinjtë për realizimin e synimeve të tyre

“Gratë vendimmarrëse” ishte tema e barcamp-it të mbajtur në Drenas me të rinjtë e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte drejtoresha e suksesshme në komunën e Drenasit, Flutura Avdiu si dhe folëset tjera  Majlinda Sinani-Lulaj dhe Arbnora Muja.

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Flutura Avdiu ka shpalosur rrugëtimin e saj deri sot dhe gjatë fjalimit të saj përmbajtjesor ka motivuar të rinjtë drejtë realizimit të synimeve të tyre.

Avdiu ka vetëm 24 vjet por udhëheqë me dikasterin që prek direkt të rinjtë në Komunën e Drenasit./Indeksonline/