Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në Mitrovicë, Nexharije Islami-Pllana, vizitoi QKMF-në

 

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi në Mitrovicë, Nexharije Islami-Pllana, me bashkëpunëtorë,  ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku është pritur nga stafi drejtues i kësaj qendre.
Ajo nga drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani dhe stafi i tij, është njoftuar për gjendjen aktuale në këtë qendër mjekësore, përkatësisht për punën  që po bëhet aty dhe për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen.
Ata i kanë thënë drejtoreshës Pllana se po bëjnë përpjekje që të realizojnë objektivat e përcaktuar, në mënyrë që të ju ofrohen shërbime sa më cilësore dhe efikase pacientëve.
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi, Nexharije Islami-Pllana, ju tha punëtorëve shëndetësorë të QKMF-së se qëllimi i vizitës ishte që të njihet për së afërmi me gjendjen dhe të përcaktojnë angazhimet e përbashkëta për kryerjen e punëve dhe përgjegjësive ashtu si duhet në të mirë të pacientëve.
Me këtë rast, Pllana ka falënderuar stafin për punën e përkushtuar që janë duke  e bërë mantelbardhët e QKMF-së. Ajo në vazhdim i ka njoftuar punëtorët mjekësorë për planet e saja për të reformuar shëndetësinë në Komunën e Mitrovicës.
 
Loading...