Doshlaku: Fitore ndaj Dritës, ngase mision kemi titullin kampion

 

Kryesuesit e Superligës së Kosovës në futboll, Ferronikeli, e pret nesër në “Bajram Aliu” Dritën e Gjilanit. Për Ferronikelin në këtë takim rëndësi të madhe kanë tre pikët, pasi do ta mbajnë distancën në tre pikë me Prishtinën.
Për mesfushorin e Ferronikelit, Lulzim Doshlaku, mision i vetëm në këtë takim është fitorja, ngase mision të madh kemi titullin kampion.
“Ne luftojmë për titull dhe shkojmë në çdo ndeshje vetëm për fitore, ndërsa ata luftojnë për mbijetesë dhe normalisht çdo pikë për ta është e art, çka edhe e bënë të jetë një ndeshje shumë interesante nesër”, ka thënë Doshlaku për faqen zyrtare të klubit në Facebook.
Ai ka vlerësuar lartë skuadren e Dritës, duke pritur një rezistencë të fortë nga gjilanasit, pasi kanë një skuadër kualitative.
“Takimi me Driten ka me qënë një lojë e fortë, ata kanë një skuadër të mirë, në këtë sezon kanë ofruar pran skuadrës disa përforcime kualitative, cka e bënë të ketë një tjetër fytyrë skuadra e Drites për dallim nga sezoni i kaluar dhe duhet respektuar këtë skuadër”, ka shtuar Doshlaku./DrenicaPress/