Donika Kadaj – Bujupi rikthehet në AAK, e konfirmon Haradinaj

Donika Kadaj – Bujupi është rikthyer në shtëpinë e vjetër.

Ajo i është ribashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri dhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo tjetër  Hashim Thaçi reagon për deportimin e turqve, thotë se s’di asgjë për atë që ka ndodhur