Doli nga shtypi numri 26 i revistës letrare “Fjalë e valë”

 

Në numrin më të ri të revistës letrare “Fjalë e valë”, që ditë më parë doli nga shtypi, janë botuar krijime letrare të këtye autorëve: Milianov Kallupi, Petrit Qejvani, Gjekë Marinaj, Ejup Ceraja, Adem Zejnullahu, Riza Haziri, Sabit Idrizi, Gani Baliu, Miftar Kurti, Hanife Kurti, Sadri Fetiu, Azem Bekë Hyseni – Galica, Beqir Kajtazi, Flora Peci dhe Albinot Maloku.
Pastaj një përzgjedhje e krijimeve letrare të anëtarëve të Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” nga Vlora dhe Klubit të Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” nga Elbasani.
Revistën letrare “Fjalë e valë” e boton Shoqata e Shkrimtarëve e Mitrovicës “Jakup Ceraja”, me përkrahjen financiare të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës.