Doli në disko me shoqet dhe u kënaq, por ja çfarë i ndodhi më pas (foto)

Këto janë dëmtimet e tmerrshme që pësoi kjo grua, kur po kthehej në shtëpi pas një nate në klub me mikeshat. Gruaja vuajti në rrugë një sulm të egër dhe të dhunshëm.

Natalie Moult, 37 vjeçe, po kthehej nga një klub nate me shoqet, kur një i huaj e kapi nga flokët dhe ia përplasi fytyrën në disa kangjella.

Sulmi ndaj gruas ndodhi në Stamford, Lincs, dje. Nga sulmi Natalie mori plagë të rënda në syrin e djathtë, faqe, shpatulla, krahë dhe këmbë.

Asaj madje i janë shkulur flokët në anën e djathtë të kokës së saj, shkruan ShkodraNews. Natalie tha: “Dua vetëm që sulmuesi të kapet, në mënyrë që askush tjetër të mos lëndohet si unë. Kishte gjak kudo”, tha ajo.

“Tre fqinjë të mrekullueshëm dolën për të më ndihmuar, ata ishin kaq mirë”, shton ajo.

Ajo tha se sulmuesi kishte një theks të ngadaltë.

Natalie shtoi: “Tani jam shumë e mërzitur, nuk mund të ndaloj së qari…”.

Historia e saj po përhapet si virus në përpjekje për të ndërgjegjësuar njerëzit të tregohen të kujdesshëm natën në rrugë dhe që qeveritë të marrin me shumë masa për sigurinë nga keqbërësit në rrugë. /Përshtati: ShkodraNews

 

Lexo tjetër  Politikania gjermane Doris Pack kundër demarkacionit si kusht për vizat