Dokumentar për Stupcat në 15 vjetorin e themelimit të tyre (VIDEO)

Tashmë janë bërë 15-të vite me Stupcat dhe në këtë 15 vjetor vjen edhe një dokumentar për ta ku janë ndarë disa sekuenca nga skeçet e tyre si dhe ku flasin bashkëpunëtorë dhe artistë të ndryshëm mbi punën, inspirimin dhe kënaqësinë që ju kanë sjellë skeçet e Stupcave, shkruan KultPlus.

Grupi humoristik “Stupcat”, debutuan në vitin 2002 në Radio Televizonin e Kosovës, më vonë ata erdhën me “Ditari i Stupcave” ku në këto episode luanin Osman Azemi, Vedat Bajrami, Blerim Qeriqi, Agron Sokoli dhe Feim Ademi.
Për shkak të obligimeve të pjesëtarëve Blerimi, Agroni dhe Feimi largohen nga grupi, duke mbetur kështu vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi, por më vonë këtij grupi në vitin 2004 iu bashkëngjit Mensur Safqiu, dhe po në ketë vit ata realizuan hitin humoristik të tyre “KULSHEDRA”.

Por ata nuk u ndalën asnjëherë. Skeçe të shumta e seriale gjithashtu, ku mund të përmendim serialin e fundit “Egjeli” i cili është një ndër serialet më të shikuara shqiptare, ka bërë që Stupcat të mbetet ndër më të preferuarit.
Tashmë janë bërë 15-të vite me Stupcat dhe në këtë 15 vjetor vjen edhe një dokumentar për ta ku janë ndarë disa sekuenca nga skeçet e tyre si dhe ku flasim bashkëpunëtorë dhe artistë të ndryshëm mbi punën, inspirimin dhe kënaqësinë që ju kanë sjellë skeçet e Stupcave.

Në këtë dokumentar ndër të tjerë flasin: Mc Kresha, Sinan Vllasalihu, Naser Gjinovci, Mërgim Cahani e të tjerë. Për më shumë mund të shikoni Dokumentarin ën vazhdim. /KultPlus.com

Videot zyrtare: https://stupcatvideo.gjirafa.com

 
Loading...