Djemtë e kombëtares festojnë pa alkool fitoren me Armeninë (FOTO)

 

Pasi kanë shënuar historinë mbrëmë duke përmbysur rezultatin me Armeninë, lojtarët e kombëtares kanë shijuar një darkë të këndshme.
Ajo që bie në sy është se në tavolinën ku ata darkojnë nuk shihet asnjë pije alkoolike përveç se ujë dhe pije të gazuara, transmeton portali Albeu.
Kjo nuk ështe e rastësishme, pasi pjesa dërrmuese e lojtarëve të ekipit tonë kombëtar janë besimtarë praktikanë myslimanë dhe përdorimi i alkoolit është i ndaluar në Islam.
Duket se edhe lojtarët e tjerë janë solidarizuar me t’a duke u mjaftuar vetëm me ujë apo pije të gazuara.
Shumica e lojtarëve të ekipit tonë u fotografua dy ditë më parë në një xhami në Durrës duke falur namazin e Xhumasë, ndërsa Mavraj pas shënimit të golit mbrëmë falenderoi Krijuesin duke iu përulur Atij.