Djali i Netanhyahut shkakton skandal diplomatik, fyen rëndë Turqinë

Përderisa marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë janë në pikën më dobët, djali i kryeministrit izraelit i ka hedhur benzinë zjarrit, duke fyer rëndë Turqinë.

Yair Netanjahu, djali i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka përdorur rrjetin social Instagram për të fyer Turqinë, ku ka shkruar “Q**sha Turqinë”, shkruan Haaretz, trasmeton portali arbresh.info

Në lidhje me rastin, zyrtarët izraelitë kanë theksuar se këtu nuk ka asgjë të pazakontë, pasi “Yair Netanjahu është një person privat, siç është edhe llogaria e Instagram-it”.

Postimi vjen në kohën kur Izraeli dhe Turqia kanë shkëmbyer fjalë të rënda me njëra-tjetrën në lidhje me dhunën e shpërthyer gjatë ditëve të fundit në Gaza./arbresh.info/

Guido Mastrangelo@GuidoGma

Benjamin Netanyahu’s son posted a “Fuck Turkey” photo on his account. The account was deleted soon after.

Lexo tjetër  Pamjet e frikshme: Llava e vullkanit del në rrugë, sa shpejt e shkrin veturën (VIDEO)