DISPONIMI

DISPONIMI 27 mars, 1999.
Kemi mbetur pa brumë të bukëve! Askush nuk dijmë se a do mbetet aty ku është ,”disponimi” i tanishëm histerik i vetëknaqësisë përkitazi me natyrën e bombardimeve? Dikush nga afërmit u kujtua të propozojë “pregaditjet” për aktin e përfundimi t të shpejtë të tërë këtij skenari apokaliptik. Më largëpamësi në këtë drejtim ja doli baca Fejzë. I cili propozojë të sigurojmë materialin e domosdoshëm të stërkërkuar nga e zonja e shtëpisë në mënyrë që mos të ngjajë që të mbesim pa mundësin e të gatuarit të bukës, në rast se furrat e qytetit nuk kanë mundësi të punojnë! Disponimi i të gjithëve që ishim, ishte se parapregaditja  është preventiva më e mirë. Përshtypjet me “sjelljet” e punëtoreve serbe në Minimarketin e Voçarit, ende nuk më lënë të qetë! Mundohem të krijojë “arsyetimin”, për ato “sjellje” të tyre antinjerzore, por asesi nuk mundem. Duket, se këto “sjellje” nuk kanë të bëjnë edhe aq me aktin e vazhdimit të “bombardimit” dhe simpatinë tonë të shfaqur edhe haptazi, sa me urrejtjen e paramenduar të tyre ndajë neve qytetarëve të rendit të dhjetë, njëmbëdhjetë e …
Kjo më dhembë, dhe më krijon nervozë, por jo edhe ndonjë shqetësim afatëgjatë, ngase, e dijë përmendësh tregimin e babagjyshit tim lidhur me pabesinë historike të serbit, i cili tërë jetën e ka ruajtur (armën) sëpatën nën jastëk! Me një qëllim të vetëm, që ta mbysë ate!?! Pabesia e “shkaut”, si thoshte ai ndjesë pastë, ishte diçka që ishte kishte kaluar nëpër sprova të llojlloshme, gjatë tërë historisë së qenësimit të shqiptarëve në këto troje. Për gjeneratën time dhe përgjithësisht ato të pasluftës së dytë botërore, që ishim rritur nën ikonografinë e filozofisë së “vllazërim – bashkimit” dhe “internacionalizmit socijalist”, kuptimi i tregimeve dhe ngjarjeve të tilla, ishte i pakuptimët e herë herë edhe i pabesuar! Ditët e tanishme, plotësisht e vërtetojnë në tërësi tezën, mendimin, dhe bindjen e tij dhe shumë të tjerëve si ai që kanë provuar gjithëqka në lëkurën e tyre.
Nesër “PROGNOZIMI” 28 mars, 1999