Diskutohet për prodhimin e fidanëve për tregun vendor dhe rajonal

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur sot pronarin e Kompanisë “Agro Serra”, Gani Hajzeri. Temë diskutimi ishte mundësia e realizimit të projektit për ngritjen e një fidanishteje për prodhimin e fidanëve të perimeve, pemëve dhe luleve ornamentale, për tregun vendor dhe eksport të këtyre produkteve, me standarde të larta ndërkombëtare në aspektin teknologjik dhe kualitativ.
Hajzeri e njoftoj kryetarin Bahtiri me projektin  e tij, që ka për qëllim edhe promovimin e kulturave të ndryshme në fusha demonstruese me qëllim të importimit të lëndës së parë për substrate (humus), dhe imputove të tjera, ku do të bëhet paketimi dhe eksportimi në tregjet rajonale.
“Kompani ime, aktualisht operon me një numër të konsiderueshëm të punëtorëve, mirëpo, me zhvillimin e strategjisë së këtij projekti, ne do të hapim vende të reja të punës nga 30-50 punëtorë sipas planit të zhvillimit dinamik”, tha Hajzeri.
Sipas tij, punëtorët që parashihet të punësohen përmes këtij projekti, do të jenë kryesisht banorë të Mitrovicës, ku përparësi do të ketë gjinia femërore pasi që ambientet ku do të punojnë janë të mbrojtura (serra dhe depo), që i përshtaten dhe përgjigjen kërkesave dhe akomodimit të tyre, e po ashtu përparësi do të ketë edhe komuniteti RAE.
Ai kërkoj nga Komuna e Mitrovicës që ti jep në shfrytëzim një parcelë me sipërfaqe 5 Ha, ku do të mund të implementonte projektin në fjalë , të cilin e mbështet USAID-i.
Kryetari Bahtiri, tha se do të shqyrtohet një mundësi e tillë, ndërkohë që i rekomandoj Hajzerit t’i nënshtrohet procedurave ligjore të aplikimit për dhënje në shfrytëzim të tokës.
 
Loading...