I digjet stalla në Vushtrri, rrethanat të panjohura

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura i është djegur stalla e bagëtive e mbushur me ushqim.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bivolak, të Vushtrrisë. Policia njofton se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas tyre përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar dyshohet se janë në vlerë rreth 23.650 euro. Lidhur me këtë nuk është raportuar për lëndime me njerëz.