Digjet një shtëpi në Mitrovicë – pronari gjendet brenda pa shenja jete (VIDEO)

Një person ka humbur jetën në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur sot pas mesdite pasi një shtëpi e kanë kapluar flakët.

Zjarrfikësit kanë intervenuar, ndërsa pas shuarjes së zjarrit kanë gjetur një person të moshuar – rreth 80 vjet – brenda në shtëpi pa shenja jete.

Më vonë është konfirmuar se viktima ka qenë pronari i shtëpisë së djegur.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka treguar se ende nuk dihet se prej çfarë u shkaktuan flakët.

Lexo tjetër  FIFA publikon listën e gjyqtarëve kosovar