Digjet fabrika e Silcaporit në Kaçanik

Në Kaçanik, policia ka raportuar se dje në orët e mbrëmshme, fabrika e Silcapor-it është kapluar nga zjarri.
Njësitet policore dhe i zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Në këtë rast nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, megjithatë, sipas pronarit të fabrikës, vlera e dëmit të shkaktuar është shume e madhe.
Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.