Digjen dy vetura në veri të Mitrovicës

Dy vetura janë djegur dhe një është dëmtuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti ka pohuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit dhe se deri tani ka pasur informacione të ndryshme rreth asaj se si ka ardhur deri te kjo ngjarje.

Sipas tij, shkak për djegien e dy veturave dhe dëmtimin e njërës mund të ketë qenë rryma elektrike, më saktësisht një trafo që është afër, raporton Klan Kosova.

Por Hoti ka deklaruar se kjo akoma nuk është konstatuar dhe se nuk përjshtohet mundësia e zjarrëvnies së qëllimshme.

Ai ka thënë se njësitë policore janë në terren dhe janë duke hetuar rastin.