Diego Simeone “spiunoj” Xhakën

Granit Xhaka është njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar. Parqitjet e tij me Zvicrën dhe Borussia M’Gladbahun kanë tërhequr vëmendjen e disa klubve evropiane.
E përditshmja gjermane Sport Bild, shkruan se trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka dërguar një agjent të tij në Gjermani për ta përcjellë nga afër Granitin. Madje kjo gazetë shkon më tej, duke shkruar se agjenti i Simeones ka biseduar edhe me babain e Granitit, Ragipin.
Xhaka kërkohet edhe nga Milani, dhe në verë mesfushori shqiptar pritet të transferohet në një klub më të madhe se Borussia e Gladbahut.