Dheepan- fitues i Palmës së Artë të Festivalit të Kanës

Palmën e Artë të edicionit të 68-të të Festivalit të Kanës e fitoj dje filmi “Dheepan”, film për dashurinë dhe dhunën i regjisorit francez, Jacques Audiard, që flet për rrugëtimin në Francë të refugjatëve sri-lankezë.

Më poshtë vijojnë laureatët kryesorë të edicionit të 68-të të Festivalit të Kanës:

– Palma e Artë: “Dheepan” i regjisorit francez, Jacques Audiard.

– Çmimi i Madh: “Son of Saul” i hungarezit, Laszlo Nemes.

– Çmimi për regjinë më të mirë: “The Assassin” i tajvanezit, Hou Hsiao-Hsien.

– Çmimi i jurisë: “The Lobster” i grekut, Yorgos Lanthimos.

– Çmimi i skenarit: meksikanit, Michel Franco për filmin “Chronic”.

– Çmimi për interpretuesen më të mirë u nda mes francezes, Emmanuelle Bercot në filmin “Mon Roi” (”Mbreti im”) i regjisores franceze Maïwenn dhe amerikanes, Rooney Mara në filmin “Carol” i regjisorit amerikan Todd Haynes.

– Çmimi për interpretuesin më të mirë: francezi, Vincent Lindon në filmin “La Loi du Marché” (”Ligji i tregut”) i regjisorit francez, Stephane Brize.

– Kamera e artë e filmit të parë: “La Tierra y la sombra” i kolumbianit Cesar Augusto Acevedo.

– Palma e artë për filmin me metrazh të shkurtër: “Waves ’98” i libanezit Ely Dagher.