Detaje të reja për orën inteligjente Apple

Edhe pse Apple ka deklaruar se bateria e produkti i saj Apple Watch do të duhet të ngarkohet çdo natë, kompania nuk ka treguar se sa do të jetë kohëzgjatja e baterisë. Sipas disa burimeve të afërta me kompaninë, Apple do të përdorë një proçesor të fuqishëm në ndërtimin e orës inteligjente e cila do të ketë një ekran të kualitetit të lartë.
Apple Watch do të ofrojë një version të sistemit operativ iOS të koduar me emrin SkiHill ndërkohë që çipi Apple S1 do të jetë shumë i ngjashëm në performancë me proçesorin A5 që përdoret në iPad. Apple si fillim kërkonte që bateria e kësaj ore të rezistonte për një ditë gjatë përdorimi pasiv dhe aktiv. Ndërsa në vitin 2014 kompania parashikoi që bateria e saj do të fuqizonte orën për 19 orë të kombinuara të përdorimit pasiv dhe aktiv ose 3 ditë pa e përdorur por vetëm e ndezur dhe 4 ditë në sleeping mode. Skuadra e Apple Watch ka qënë duke testuar kohëzgjatjen e baterisë gjatë përdorimit të aplikacioneve të palës së tretë. Burimet zbulojnë se kjo bateri premton 2.4 orë përdorimi të vazhdueshëm.
Mësohet se kohëzgjatja e baterisë është dhe arsyeja pse Apple e shtyu prodhimin e Apple Watch nga viti 2014 në atë 2015. Ajo po përpiqet të ndërtojë një produkt që do ti kënaqë kërkesat e konsumatorëve të saj pa qënë nevoja e karikimit të shpeshtë të orës.Për të testuar performancën e Apple Watch në kushte të ndryshme, kompania ka aplikuar një numër masiv testimesh dhe thuhet se 3000 të tjera do të ndodhin në muajt në vijim. Deri më tani thuhet se Apple Watch do të jetë e disponueshme në fund të muajit mars. (PCWorld Albanian)