Detaje se si ndodhi sulmi ku u përgjak gazetari Vehbi Kajtazi

Gazetari dhe kryeredaktori i “Insajderit”, Vehbi Kajtazi, është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gazeta Express pak pas sulmit ka siguruar edhe fotografi të kryeredaktorit Kajtazi, i cili duket të jetë në gjendje të mirë.

Policia ka arritur pak minuta pas sulmit në vend të ngjarjes dhe është duke intervistuar gazetarin.  /GazetaExpress/.

Detaje se si ndodhi sulmi ku u përgjak gazetari Vehbi Kajtazi