Detaje nga arrestimi i Gjuriqit

Arrestimi i tij erdhi rreth orës 17:30 derisa ai ishte brenda objektit të Gjykatës në Mitrovicë.

Ai sapo kishte nisur bisedat në kuadër të dialogut të brendshëm që shteti i Serbisë po e zhvillon për Kosovën.

Edhe përkundër faktit se shumë qytetarë ishin mbledhur para objektit të Gjykatës në veri, policia ia doli të futej në objekt duke përdorur shok-bomba, kur edhe e morën Gjuriqin.

Sipas asaj që raporton “TV Most”, janë dëgjuar edhe të shtëna, xhama të thyer dhe thirrje në gjuhën shqipe, ndërsa është hedhur edhe gaz lotsjellës në sallën ku gjendej Gjuriq dhe zyrtarët tjerë serbë.

Lexo tjetër  Ulen masat e shtuara të sigurisë, policia i rikthehet normalitetit