Dëshpëruese, Drenasi me vetëm 1 deputet në Kuvendin e Kosovës

Drenica vazhdon të mbetet bastion kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndonëse nga Skenderaj do të ketë një përfaqësim më dinjitoz në Parlamentin e Kosovës, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh po me bastion tjetër të PDK’së, Drenasin, shkruan drenicapress.info

Edhe pse kishte një numër të madh të kandidatëve në listat e partive politike, qytetarët e Drenasit duket se zgjodhën kandidatë të tjerë për t’ua besuar votën.

Nga certifikimi i zgjedhjeve të 11 qershorit, vetëm kandidatja Sala Berisha Shala nga Drenasi arriti të mbledh vota të mjaftueshme dhe të bëhet pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës. /Drenica Press/