DËSHMITARI RRËFEN SE SI NDODHI VRASJA E DYFISHTË NË GJAKOVË

Ngjarja e hidhur ndodhi rreth orës 19:00 në lokalin që ishte pronë e Pjetër Memajt.

Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Klan Kosovën që sipas një deklarate preliminare nga një dëshmitar okular i cili ka qenë në vendin e ngjarjes në restorant, ku ka ndodhur vrasja e dyfishtë, “Krist Memaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje, ndërkaq Pjetër Memaj, kushëriri i tij, ka tentuar vazhdimisht që ta ndalë.”

Por, në zhvillim e sipër, i ndjeri Krist Memaj ka shtënë me armë në Pjetrin dhe pastaj ka vrarë veten, shkruan Insajderi.

E pamja për të dy viktimat është hapur e përbashkët, dhe varrimi bëhet nesër po ashtu i përbashkët. /Insajderi.com

 
Loading...