Dëshironi ta mbjellni aren me pemë, ja ku duhet aplikuar

????????????????????????????????????

Komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë  për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sipas Planit të Punës për  vitin 2017  ka marr vendim për mbështetjen e sektorit të pemëtarisë duke i subvencionuar fermerët për ngritjen e infrastrukturës në pemishtet ekzistuese në sipërfaqës prej 0.50 ha me pemë drufrutore dhe prej 0.10 ha me pemë të imta ( rrethoja dhe sistemi i ujitjes).

Të drejtë aplikimi në këtë projekt kanë të gjithë fermerët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si :

 

  • Të jetë banorë i Komunës së Mitrovicës
  • Të ketë sipërfaqe me pemë
  • Të posedojnë  sipërfaqe të mjaftushme të tokës
  • Pas përzgjedhjes së  përfituesve, participimi i përfituesve do të  jetë 20%  të shumës së përfituar

Dokumentacioni i nevojshëm :

  1. Kërkesën e plotësuar për aplikim
  2. Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës
  3. Lista poseduese e tokës ( në qoftëse mirret toka me qira, duhet të ketë kontrat së paku 3 vjeqare)
  4. Vërtetimin e tatimit në pronë.

Marrja e aplikacioneve si dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në zyrën pritëse, Komuna e Mitrovicës në  Nr.10, prej datës 18.04.2017 deri 28.04.2017.