Dëshira e Mourinjos!

 

Trajneri i Chelsat, Jose Mourinjo, ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do të rrijë duarkryq këtë merkato verore. Ai ka thënë se ka në plan trasferimin e një sulmuesi duke mos e bërë të ditur emrin e tij.

“Ne duhet të blejmë një sulmues sepse duam t’i kemi tre sulmues të nivelit të mirë”, deklaroi Mourinho për mediat britanike.

“Ne nuk duam të kemi vetëm një objektiv. Pastaj e humbni një pozitë të mirë në tavolinën e negociatave”, u shpreh ai./Denicapress/