Derbi i takon Man United (Video)

Manchester United ka arritur të fitoj derbin më të madh në Premierligën angleze. United kanë mposhtur Liverpoolin me rezultat 1:2 në Anfield Road.
Ishte një lojë e nxehet dhe të dy skuadrat dhuruan spektakël por më e mira ishte ajo e Manchester United.
Heroi i United ishte padyshim  Juan Manuel Mata, i cili shënoi të dy golat në fitoren e Manchesterit në minutat 14’ dhe 59’. Kurse golin për Liverpoolin e shënoi Sturridge në minutën e 69’. Fytyra më e dëshpëruar ishte kapiteni i Liverpoolit, Gerrard që u ndëshkua me të filluar pjesa e dytë, ndërsa Rooney dështoi të shënoi nga penalltia.
Me ketë fitore United  renditen në vendin e 4 dhe kanë arkëtuar 59 pikë, kurse Liverpool në vendin e 5 me 54 pikë. /Drenica Press/