“Derbi i Drenicës” pa fitues, Ferronikeli mbetet lider

 

Nuk ka fitues në derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll. KF Drenica dhe KF Ferronikeli i kanë ndarë pikët në derbin e Drenicës, para një numëri të madh shikuesish.
Në pjesën e parë Ferronikeli pati më shumë nga loja, por që nuk arriti të tund rrjetën e portierit të Drenicës, Burim Sadiku.
Ky i fundit bëri një gabim në minutën e 69-të duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtar, pasi preku topin me dorë, jashtë zonës së tij.
Ferronikeli edhe me një lojtar më shumë nuk arriti të shënoj, edhe pse pasti raste të mira shënimi me Lladrovcin dhe Ollurin.
Pas javës së 21-të, Ferronikeli mbetet lider me 41 pikë, një më shumë se katër më shumë se Prishtina. Kurse Drenica zë poziten e shtatë me 28 pikë.
.