Deputetët Pajaziti dhe Rashiq marrin pjesë në Seminarin Rose-Roth në Beograd

Gjatë seminarin do të diskutohen pika të ndryshme me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë integrimin Euro-Altantik, bashkëpunimin rajonal, lutën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga deputetët: Zenun Pajaziti dhe  Nenad Rashiq , po marrin pjesë në Seminarin Rose-Roth, të 88-të, në Beograd,  të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-së. Kuvendi i Republikës së Kosovës në aktivitet e AP të NATO-së ftohet në cilësinë e vëzhguesit, status ky i fituar që nga qershori i vitit  2014.
Seminari me temë “Serbia, Ballkani Perëndimor, dhe Komuniteti Euro-Atlantik”, filloi me  31 mars dhe do të mbarojë më 2 pill 2015.
Gjatë seminarin do të diskutohen pika të ndryshme me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë integrimin Euro-Altantik, bashkëpunimin rajonal, lutën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Vlen të theksohet se të enjten më ë 2 prill, pikë e rendit të ditës  e seminarit do të jetë :”Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës: Rruga Përpara”.