Dënohet serbi në SHBA me katër vjet burg dhe me 17 milionë dollarë

Shtetasi i Serbisë Milosh Vujaniq është dënuar me katër vjet burgim dhe me 17 milionë dollarë gjobë për shkak të kriminalitetit kibernetik.

Ai, njofton B92, është arrestuar në Francë në vitin 2012, e në prillin e vitit të shkuar ishte dorëzuar në shtetin amerikan Texas.

Prokurori të mërkurën e ka publikuar dënimin për Vujaniqin i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal të organizuar nga rreth 20 persona e autoritetet theksojnë se posedojnë regjistrin e të pastrehëve në emër të të cilëve grupi kishte hapur firmat fantome të cilat shpëlanin para të disa ndërmarrjeve telekomunikative, transmeton Koha.net .

Si udhëheqës të grupit janë përmendur Metew Simpson, Naitan Shaffer dhe Michel Faulkner të cilët u dënuan me gjithsej 79 vjet burgim.

Simpson u dënua me 40 vjet burgim e 17,6 milionë, Faulkner me 30 vjet burgim e 18,2 milionë dollarë dhe Shaffer me nëntë vjet e 3.3 milionë dollarë.