Dënohen Lushtaku dhe Sejdiu

 

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dënuar të premten trajnerin e Feronikelit, Gani Sejdiu dhe atë të Drenicës, Tahir Lushtaku.

Ndaj të dyve është shqiptuar gjoba prej 250 eurove, mëson GazetaOlle.com.

Ata u gjenden në procedurë disiplinore, për shkak të ofendimeve të bëra pas ndeshjes së DigitAlb Kupës së Kosovës, të luajtur të premten në Prizren.