Dëmtohet rëndë “trofeu” i Ligës së Kampionëve (foto)

Çdo finale ka dhe ceremoninë e saj e cila realizohet për t’i ofruar mirëseardhje të gjithë atyre që po e përcjellin.

Trofeu gjigant, i mbushur me gaz, i Ligës së Kampionëve është shembur i tëri para studiove të “Sky Sportit” pak orë para nisjes së takimit.

Gazetarët e mediumit të famshëm nuk e kanë lënë këtë pjesë pa e publikuar.

Riparimet kanë filluar me një intensitet të madh, pasi organizatorët nuk dëshirojnë që të ketë vonesa apo ndryshim plani në ceremoni.