Dëmtohet Mavraj, rrezikon të humbasë të gjitha sfidat eliminatore

 

Në kulmin e besimit dhe shpresës se mund të kualifikohemi për herë të parë në një finale Kampionati Europian, vjen një lajm i keq për përfaqësuesen e Shqipërisë në lidhje me repartin e mbrojtjes.
Zv. kapiteni Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim me ekipin e tij në Gjermani, Këlnin që do ta mbajë jashtë fushës për afro 5 muaj. Përpos ndeshjes së 13 qershorit me Francën, e cila nuk do të ketë vlerë pikësh, pasi konsiderohet si miqësore, De Biasi duhet që të bëjë llogaritë edhe për ndeshjet e mbetura që do të jenë vendimtare për suksesin e kuqezinjve.
Shqipëria do të luajë në 4 Shtator një ndeshje vendimtare me Danimarkën,  ndërsa pas vetëm 3 ditësh pret në Tiranë, Portugalinë. Në rrezik janë edhe dy ndeshjet e fundit me Serbinë më datë 8 Tetor dhe me Armeninë më 11 Tetor, pasi duhet parë se si do të ecë periudha e rikuperimit të mbrojtësit.
Mavraj është një nga lojtarët kryesor të ekipit kombëtar të futbollit, pesha e ndikimit të të cilit ndihet, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në mesfushë dhe në sulm, teksa në ndeshjen e fundit me Armeninë shënoi edhe golin e barazimit, pasi autogolit.