Deklarata e trajnerit të Drenicës pas humbjes ndaj ‘Niklit’

Sot Drenica u mposht në udhëtim tek Feronikeli me rezultat minimal 1:0 me golin e shënuar nga Albutrint Morina.

Kryetrajneri i Drenicës, Sadat Pajaziti, pranoi se Feronikeli pati posedimin e topit, gjithashtu ai u ankua për terenin ku skuadra e tij po stërvitet. Krejt në fund Pajaziti i’a uroi ‘Niklit’ fitoren, përcjellë futbollikosovar.com

“Është e vërtetë që Feronikeli e pati posedimin e topit, i patëm dy raste në pjesën e parë ku nëse do të realizonim ndoshta do të ndryshonte diçka por në përgjithësi ajo që po na vështirëson punët është infrastruktura ku stërvitemi domethënë gjatë gjithë kohës, në barë artificial. Derisa stërvitemi aty pastaj vijmë luajmë në bari natyral, për muskulaturën është vështirë të adaptohet. I patëm disa momente ku e qetësuam lojën, patëm raste nuk ishim pa raste. 
Kërkoj më shumë nga skuadra, ne e kemi luajtë një ndeshje perfekte me Gjilanin ku patë shumë raste, lojtarët u angazhuan shumë, vrapuan shumë tani na duhet të kemi besim më shumë dhe ta mbajmë ne topin. Sot ishte derbi dhe ishte presion për lojtarët, ta kishim qetësu lojën më herët do të kishim pas më shumë prej lojës por sidoqoftë Feronikeli e meritoi fitoren dhe ja uroj.”

Lexo tjetër  Pesë lojtarët që konsiderohen të pashitshëm te Interi (Foto)