Dega e OVL në Drenas, reagon ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për rastin Drenica II

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dega Drenas, përmes një komunikate për media ka reaguar nga ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për rastin Drenica II.

Në reagimin e degës së Organizatës së dalura nga lufta e UÇK-së dega Drenas thuhet:

Kur e vërteta nuk është lirë, liria nuk mund të jetë e vërtetë!

Asnjëherë nuk kemi besuar që drejtësia do të bjerë në pisllekun e mendjeve të mykura mesjetare qe në forma të ndryshme kanë lëshuar rrenjë deri këtu

Kurr nuk do të kishim besuar se drejtësia degradohet deri në këtë nivel.

Lufta e Ushtrise Çlirimtare ishte dhe do të mbetet e pastër dhe e drejtë, sa do që dikush po mundohet t’ja ulë vlerën me denimet e vazhdueshme për luftetarët e UÇK-së.

Konfirmimi i denimeve edhe nga Gjykata Supreme për rastin Drenica II, është me shumë se i turpshëm.

Luftëtaret e UÇK-së, luftun për Liri dhe Çlirim nga pushtuesi, luftuan të kemi drejtësi në këtë vend, por kjo “drejtësi”me këto denime për Ushtarët e UÇK-së, denime të pa bazuara në fakte dhe pa prova. Kjo nuk është asgje tjetër vetem deshtim i drejtësisë!

Edhe 17 vite pas lufte denohën luftetarët e UÇK-së, me akuza të fabrikuara nga Beogradi, dhe me montime fallce! Kjo është edhe një tentim për ta barazuar kriminelin,me Çlirimtarin, Këto vendime politike, nuk janë asgje tjetër veç tentimi për të ja ulur vlerat luftës së UÇK-se! Këto vendime politike dhe dashakeqe na bëjnë qe të mos i besojm drejtësisë, sepse Çlirimtarët po denohën pa prova, prova e vetme është se ishinë luftëtar të UÇK- së, dhe mbrojtën vendin nga kriminelet serb!

Prandaj ne duhët të jemi shumë të vetedijshem se çka po ndodh,dhe duhet qe të reagojm në çdo formë, për të i mbrojtur shokët dhe djemt tanë me të mirë dhe luftëtaret me të denjë , prijesit dhe komandantët e vertetë qe po mbahën në burgje pa fakte dhe po denohën pa fakte dhe prova.

Nder dhe respekt luftëtarve të UÇK- së!

Lavdi Luftës së UÇK-së!

Rrnoftë UÇK- ja!

Me respekt, Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së Dega Drenas.