Dega e Nismës për Kosovën në Mitrovicë sot shënon tre vjetorin e themelimit.

Nisma për Kosovën përmes një komunikate për media ka njoftuar se dega e Nismës për Kosovën në Mitrovicë, sot shënon tre vjetorin e themelimit.

Me rastin e tre vjetorit, dega e Nismës në Mitrovicë sot mban takim me strukturat drejtuese të Nismës në këtë qytet.

Ky organizim do të mbahet sot (E premte, datë 21 prill 2017), prej orës 17:00, në “Hotel Palace” në Mitrovicë.

I pranishëm në tre vjetorin e themelimit të Nismës në Mitrovicë do të jetë edhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj- thuhet në komunikatën e Nismës për Kosovën. /Drenica Press/