De Biazi shpall listën anti-Francë

 

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka shpallur sot gjatë koferencës për shtyp edhe listën e Kombëtares për ndeshjen me Francën më 13 qershor.

Ajo që bie në sy nga kjo listë e teknikut është se Agolli, Xhaka, Gashi, do jenë pushim sepse sapo kanë mbaruar edicionin dhe ndoshta duan pak ditë pushim. Ndërkohë kthehen Lilaj dhe Arapi nga Superioria së bashku me këta të dy bashkohen Fejzullahu dhe Taku.

“Dua të përgëzoj Agollin për sezonin e mirë që zhvilloi këtë vit me Karabakun si dhe për trofetë e fituar. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e Bazelit, si Xhaka e Gashi por edhe Kukeli të cilët kanë bërë paraqitje mjaft të mira.

Mendova që për këtë takim ti lë të pushojnë pasi lojtarët më duhen në formë dhe të çlodhur në ndeshjen ndeshjet e shtatorit. Kam rikthyer Lilajn dhe Arapin të cilët kanë qenë pjesë e ekipit si dhe dy prurjet e reja nga Kampionati shqiptar si Taku dhe Fejzullahu të cilët i kam ndjekur dhe më kanë pëlqyer” u shpreh De Biazi.

Lista e plotë:

Portierë:
ETRIT BERISHA
ALBAN HOXHA
ORGEST SHEHI

Mbrojtës:
NASER ALIJI
ARLIND AJETI
RENATO ARAPI
LORIK CANA
ARBNOR FEJZULLAU
ELSEID HYSAJ
AMIR RRAHMANI

Mesfushorë:
MIGJEN BASHA
ERGYS KACE
ANDI LILA
SABIEN LILAJ
LEDIAN MEMUSHAJ
ODISE ROSHI
HEROLIND SHALA
AFRIM TAKU

Sulmues:
BEKIM BALAJ
SOKOL CIKALLESHI
ERMIR LENJANI
ARMANDO SADIKU
VALDET RAMA