De Biazi saktëson: Gruaja ime është Paola, gruaja shqiptare është Kombëtarja

Në postimin e tij trajneri italo-shqiptar Xhani De Biazi saktëson se “sot, dua të konfirmoj që nuk jam i martuar me asnjë grua shqiptare”!
Trajneri italian Xhani de Biazi “saktësoi” sot atë që e quajti “keqkuptim” të një deklarate të mëhershme të tij se “ishte martuar me një shqiptare”.
Me origjinë italiane dhe prej së shtunës së 28 marsit shqiptar me shtetësi, De Biazi shkruajti në profilin e tij në rrjetin shoqëror fejsbuk se me një “shqiptare”, nënkuptonte Kombëtaren.
“Kohë më parë, në një interviste kisha thënë si “batutë” (shaka) që isha martuar me një shqiptare për më tepër se tre vjet …… dhe nënkuptoja Skuadrën Kombëtare të Futbollit Shqiptar! Kjo batutë e imja ka krijuar një keqkuptim”-shkruan ai.
Në postimin e tij italo-shqiptari De Biazi saktëson se “sot, dua të konfirmoj që nuk jam i martuar me asnjë grua shqiptare”!
“Jeta ime, familja ime, janë Paola, bashkëshortja ime dhe Chiara Sofia, vajza ime e adhurueshme!”-përfundon postimi i De Biazit.
Në të njejtin postim, bashkë me tekstin shkruar në italisht dhe në shqip, De Biazi ka vendosur edhe fotografinë.

fejsbuk de biazi gruaja