De Biasi ndërron emrin në…

Trajneri i Shqipërisë Gianni de Biasi mori pardje pasaportën shqiptare duke u bërë kështu trajneri i parë i huaj që shqiptarizohet.
Motivacioni i De Biasit për të marrë pasaportën ishte se ndjehet shumë shqiptar brenda tij, madje dje mbrëma deklaroi se ka festuar njësoj si shqiptar.
Por në internet nuk mund të mungonte ironia lidhur me marrjen e pasaportës nga italiani.
“Shqiptarizohet Gianni De Biasi, tani quhet Gani Abazi”, shkruhet në një foto të postuar në internet.